Fillo pyetsorin

VotuesiVirtual - HelpMeVote

Çfarë është VotuesiVirtusl - HelpMeVote?

VotuesiVirtual është një aplikim on line që i jep mundësinë votuesve të krahasojnë qëndrimet e tyre dhe çështjet e ditës me pozicionet e partive politike dhe kandidatët. Aplikacioni Ndihmës për të Votuar (ANV) është përdorur në shumë vende për zgjedhjet presidenciale, parlamentare apo vendore.

Si funksionon?

Mekanizmi është i thjeshtë: përpara zgjedhjeve, pozicionet e partive politike kodohen duke marrë parasysh një sërë çështjes politike. Më pas votuesit i kërkohet të plotësojë pyetsorin duke shprehur mendimin e tij. ANV krahason kështu përgjigjet e partive me ato të votuesve (përdoruesve të ANV).

Sa e pavarur është ky kërkim?

Iniciativa ‘VotuesiVirtual’ është një projekt akademik i pavarur nga asnjë insititucion shtetëror, parti politike, lëvizje shoqërore apo media. Si i tillë ai ka për qëllim të matë afërinë e votuesit me atë të partive duke u munduar ti qartësojë përdoruesve pozicionin e tyre politik mbi çështje me rëndësi publike.

Si janë zgjedhur pyetjet në pyetsor?

Pyetjet janë zgjedhur duke marrë parasysh programet e partive politike dhe deklaratat e kryetarëve apo përfaqsuesve të këtyre të fundit. Pyetsori merr parasysh gjithashtu edhe probleme apo çështje mbi të cilat ka patur debat të fortë publik në vitet e fundit.

Mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur partitë tek ‘VotuesiVirtual’?

Jo të gjitha partitë janë përzgjedhur për tu paraqitur në pyetsor. Kjo për disa arsye. Në rradhë të parë janë përzgjedhur partitë që kanë fituar vende në parlament në zgjedhjet e vitit 2009, së dyti partitë më të mëdha të dy koalicioneve në këto zgjedhje. Kriteri i tretë ka qenë ai, ku për efekt të pozicionimit në listat e koalcionit parti të vogla e kanë të sigurtë marrjen e të paktën një mandati. Së katërti janë përzgjedhur parti të reja që dalin të vetme në zgjedhje dhe të paangazhuara në asnjë nga dy koalicionet e mëdha.

Si janë koduar pozicionet e partive?

Partitë janë koduar duke patur parasysh programin dhe çështjet mbi të cilat ato janë shprehur përpara dhe gjatë fushatës. Për çdo pyetje ka patur gjashtë alternativa nuk jam fare dakort, nuk jam dakort, as jam dakort as nuk jam dakort, jam shumë dakort, jam dakort, nuk përgjigjem. Partitë janë pozicionuar edhe në bazë të pozicionit majtas –djathtas dhe liberal-autoritar.

Si mund ta interpretoj rezultatin?

Duke përdorur në mënyrë korrekte korrelacionin statistikor mes çdo partie dhe qytetarit ne llogarisim një indeks ngjashmërie-jo ngjashmërie mes qytetarit dhe partisë në një hark të caktuar (-100 %, 100%). Vlerat mes -20 %dhe 20% tregojnë se nuk ka asnjë afëri me partitë, vlerat nga 20 % deri në 50% tregojnë pak afëri ndërkohë që vlerat mbi 50%, tregojnë një afëri të fortë. Një interpretim i tillë bëhet edhe me vlerat negative. Padyshim, nëse vlerat për dy parti shkojnë mbi 10 njësi, atëherë nuk ka diferencë në rangun e preferencave. Në faqen që tregon indeksin e ngjashmëri-jo ngjashmërisë, qytetari mund të klikojë mbi çdo parti dhe të llogarisë pozicionin e tij/të saj për të gjithë 29 pyetjet.

Çfarë ndodh me të dhënat e mbledhura?

Pyetsori është anonim dhe të dhënat ruhen po në mënyrë anonime. Informacioni nuk do të shpërndahet dhe nuk do ti jepet të tretëve. Nëse të dhënat do të përdoren, ato do të jenë vetëm për qëllime akademike dhe anonimiteti i përdoruesve do të jetë i plotë.

Nëse e përdor VotuesinVirtual duke ndërruar përgjigjet dhe marr të njejtin rezultat a ka ndonjë gabim?

Jo nuk ka gabim. VotuesiVirtual jep një rezultat të ri vetëm nëse plotësohet dhe njëherë nga e para. Kjo do të thotë se pas daljes së rezultatit, kur ju klikoni butonin ‘kthim prapa’ dhe ndryshoni disa nga pyetjet tuaja, rezultati nuk ndryshon. Kjo ndodh sepse kur plotësoni pyetsorin gjenerohet automatikisht një rezultat i cili do të qëndrojë i tillë deri sa ju të bëni një nga veprimet e mëposhtme: a) mbyllni faqen e internetit ose b) shtypni ikonën sipër në të majtë (e cila ka një shpjegim: “Fillo një pyetsor të ri”) gjë që do t’ju kthejë pas në faqen e parë të VotuesitVirtual

Përse VotuesiVirtual zë një vend të vogël në ekranin e kompjuterit?

Aplikimi është ndërtuar me të njëjtat specifika si ato të aplikimeve për celularë. Në këtë mënyrë VotuesiVirtual mund të përdoret me lehtësi edhe nga telefonat celularë dhe të gjitha aparaturat që lidhen me internetin.

A mund ta përdor VotuesiVirtual në faqen time të internetit apo blog?

Ju mund ta përfshini VotuesinVirtual në faqen tuaj si një iframe. Mund ta bëni këtë me kodin e mëposhtëm. <iframe src="http://al.helpmevote.eu/" width="600" height="1100"> </iframe> Nëse përfshini VotuesitVirtual në faqen tuaj ju lutem informoni ekipin kërkimor nëpërmjet një emaili email: al@helpmevote.eu.

Cilët janë ideatorët e VotuesitVirtual?

Klejd Këlliçi:Dr, Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin Europian të Tiranës.

Ioannis Andreadis: Asistent Profesor, Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin Aristoteli të Selanikut.

email: al@helpmevote.eu.

Partnerët:

Benko Gjata Qendra e Kulturës Shqiptare Milano - Torino

Kthehu mbrapa